FOTO/ Dua Lipa dhe Calvin Harris së shpejti me një bashkëpunim të ri

Mediat e huaja sot kanë shkruar për një bashkëpunim të mundshëm mes këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe DJ-it të njohur Calvin Harris.

Dyshime për një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Calvin Harris ka nxitur një status i publikuar nga DJ Calvin Harris në Twitter dhe afërsia mes këtyre dyve në ndejën e Brit Awards, që u mbajt para një muaji në Londër.

“Calvin Harris & Dua Lipa, One Kiss”, po cilësohet si një bar kod e që mediat e huaja e kanë konsideruar si sinjal të një bashkëpunimi mes këtyre dy artistëve, shkruan KultPlus.
Harris e ka përditësuar profilin e tij në Twitter me një kod i cili më pas është deshifruar si një këngë e re mes atij dhe këngëtares së “IDGAF” e “New Rules”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli botëror Dua Lipa momentalisht është duke realizuar një serë koncertesh në Australi, ndërsa ka korrur mjaft sukses edhe me këngën e saj më të re të titulluar “IDGAF”, me të cilën u paraqit në emisionin e famshëm Jimmy Kimmel Live.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?