FOTO/ Dy muaj para dasmës, moderatorja shqiptare është në pritje të ëmbël
Vera e 2018-s do të jetë e ceremonive të dashurisë mes personazheve të njohur publikë. Vetëm dy ditë më parë u shkrua për martesën luksoze të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, ndërsa më parë u mësua për dasmën e moderatores shqiptare, Jona Spahiu.
“Iconstyle.al” tani mëson një tjetër lajm të gëzuar për çiftin. Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri do të bëhen prindër për herë të parë. Burime për “iconstyle.al” thanë, se moderatorja shqiptare është në pritjen e ëmbël dhe tashmë ka hyrë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.
Kjo duket se mund të jetë një arsye që ka bërë çiftin të përshpejtojnë organizimin e ceremonisë së dashurisë.
I njëjti burim tregoi për “iconstyle.al” se, dasma e tyre do të organizohet në qershor në një nga hotelet e njohura në qendër të Tiranës. Për shkak të numrit të madh të të ftuarve, Jona dhe Frenkli kanë vendosur që të organizojnë dy dasma.
KOHA JONË SONDAZH




