FOTO/ E g@ditën bar@arisht në fytyrë, ja si duket sot Klea Prenga pas pl@gëve të marra

Klea Prenga, e cila u dhunua barbarisht në fytyrë në një lokal në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka publikuar disa foto të reja, ku shihet edhe gjendja e saj aktuale. Duket se fytyra është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende në fytyrën e saj. ”Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla.

Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që motrat Berisha kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas. Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se është nxjerrë urdhër ndalimi për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

SHKARKO APP