FOTO/ Elvana Gjata më në formë se kurrë, shfaqet rrëzëllitëse me bikini. A po vjen projekti i ri?!

Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj të shumtë gjatë kësaj vere. Ajo nuk solli asnjë projekt muzikor, por gjithashtu për dy muaj u shkëput edhe nga rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë, Elvana u rikthye në “Instagram” duke postuar foto e video. Ndërsa ditën e sotme këngëtarja shqiptare ka postuar disa foto të realizuara në një jaht.

Ajo që bie në sy është forma e shkëlqyer fizike e bukuroshes. Elvana shfaqet me bikini bardh e zi dhe me atlete po me të njëjtat ngjyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet ende nëse fotot janë shkrepur gjatë një projekti të ri muzikor apo janë thjesht të realizuara për qejf nga këngëtarja shumë e dashur nga të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?