(Foto) Era Rusi feston sot ditëlindjen, brenda festës madhështore të 35-vjetorit të këngëtares

35-vjetori e ka gjetur këngëtaren Era Rusi të qeshur si asnjëherë tjetër. Ajo ka ndarë në llogarinë e saj një foto ku vëmendjen e ka marrë e qeshura dhe sytë që i shkëlqejnë.

“Vajza e ditëlindjes, ditë e gëzuar”, ka shkruar Era krah momentit ku nuk kanë munguar dhe urimet e ndryshme nga miq dhe ndjekës të saj.

Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare që ka zbuluar momente nga festa madhështore e 35-vjetorit të saj. Kujtojmë se këtë vit Rusi është sërish pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit me këngën “Zjarri im”.

SHKARKO APP