FOTO/ Fushata e modeles seksi: Të legalizohet prostitucioni! Ja përfitimet
Një modele e “Playboy” ka ndërmarrë një fushatë për legalizimin e prostitucionit në Atdheun e saj.
Ylli kroat Ava Karabatic shprehet se konsumatorët dhe shteti do të përfitonin. Ajo ka punësuar edhe një avokat për të hartuar një propozim ligjor.
“Nëse puna seksuale nuk do të zhduket së shpejti, kushdo që kujdeset për shëndetin dhe sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve të seksit duhet të mbështesë lëvizjet për ta bërë atë një industri plotësisht ligjore”, citohet Ava nga “Daily Star”.
“Ka edhe arsye psikologjike, të tilla si ‘shërimi’ i frustrimeve seksuale që ekzistojnë në vendin tonë. Prostitucioni duhet të legalizohet edhe për arsye ekonomike, në mënyrë që shteti të përfitojë nga pagesa e taksave”.
“Gjithashtu, kam studiuar mjekësi dhe jam shumë e vetëdijshme për rreziqet e sëmundjeve ngjitëse seksuale, të cilat mund të shmangen nëse prostitucioni bëhet i ligjshëm”, thotë ajo.