FOTO/ Georgina Rodriguez me shami në kokë, si një princeshë arabe
Georgina Rodriguez duket se është përshtatur menjëherë me jetën në Arabi Saudite. E dashura e CR7 është shfaqur së fundmi elektrizuese në eventin e Joy Awards, e veshur me një fustan të krijuar nga stilisti me famë botërore Ali Karoui. Bukuroshja dukej një princeshë e vërtetë arabe, sipas mediave vendase, dhe performancën e saj e kishte bërë edhe më vezulluese me diamantet që e rrethonin. Vetëm varësja ishte e përbërë me 4 shiritë diamantesh të bardhë që kulmonin me një gur të madh disa milionë eurosh.