FOTO/ Hoxhë Elvis Naçi me dedikim për gruan përkrah kësaj fotografie të tyre si çift
Është një nga hoxhallarët më të komentuar shqiptar.
Fjala është për Elvis Naçin i cili përpos se me aktivitetin e tij nëpër xhamia, mjaft aktiv është edhe me rrjetet sociale.
Krahas videove ku ndan me ndjekësit ligjëratat e tij, Elvisi shpesh publikon foto edhe me familjen e tij.
Sot në Instagram ai ka hedhur një fotografi ku shihet me bashkëshorten e tij, foto kjo të cilës ia ka lënë një shkrim dedikues mjaft të bukur.
“Jetojme ne nje kohe, ku jeta bashkeshortore eshte e rrezikuar, mendoj se duke shtuar perkushtimin dhe tolerancen brenda Familjes, ajo kthehet ne nje fole dashurie dhe miresie!”, janë fjalët e tij përbri fotos.