FOTO/ I zhdukur prej 7 vitesh nuk do ta besoni se çfarë bën sot Marieli i ‘Big Brother’
Me siguri, e keni përdorur për shumë kohë shprehjen e famshme të “Big Brother Albania 4”, “Nxirre luanin Mariel”, por pakkush e ka ditur domethënien e vërtetë të saj.
Marieli ka qenë një nga konkurrentët më të përfolur të edicionit të “Big Brother 4”, jo vetëm për lidhjen e tij me vajzën seksi nga Shkodra, Mirjetën, por edhe për faktin se ishte ërestler-i më i qetë që mund të kishim imagjinuar.
Përvoja e tij brenda shtëpisë shkoi me humor dhe pozitivitet, ndërsa menjëherë pas asaj eksperience Marieli iu rikthye jetës në ring dhe sportit që ushtronte që nga mosha 17-vjeçare, Wrestling.
Pas përfundimit të “Big Brother” ish-banori u largua nga vëmendja e të gjithëve, ndërsa dukej sikur u “zhduk në hiç”. Po ku është sot Marieli dhe çfarë ka ndodhur në jetën e tij?
Pas hulumtimeve të gjata, Xing.al kemi arritur të zbulojmë se që prej 4 vjetësh ish-banori i “Big Brother Albania 4” është tërhequr nga ringu, ku të gjithë e quanin “Luani”, por jo nga sporti i Wrestling (thënë në zhargon, keçi).
Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen. Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 30-vjeçari u përpoq ta mbajë të fshehtë, por sipas informacioneve pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli 1 vit më parë nisi të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare, bashkëjetesë e cila nuk dihet nëse vazhdon ende.