FOTO/ Incident i papritur, Eneda Tarifa rrëzohet live në skenë
Showbiz E Premte, 30 Korrik 2021 06:56
Këngëtarja Eneda Tarifa është përfshirë në një incident të vogël, pasi është rrëzuar live në emision.
Anëtarja e jurisë së “The Voice Kids”, Tarifa u mrekullua nga performanca e Denisit dhe teksa u ngrit për ta përqafuar, u pengua dhe u rrëzua në skenë.
E gjithë kjo skenë e papritur ndodhi Live, ndërsa vetë Eneda u shpreh se ishte syri i keq çfarë e bëri të rrëzohej, situatë që e kaloi me humor.

/BW
KOHA JONË SONDAZH

