FOTO/ Ish-deputetja Rudina Hajdari më e lumtur se kurrë, shfaqet krah partnerit të ri dhe mamasë së tij
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari po shijon momente romantike dhe të bukura me partnerin e saj të ri. Ajo po shijon romancën e re dhe herë pas here publikon edhe foto në rrjetet sociale teksa shijon pushimet. Së fundmi, partneri i saj Tan Kazazi ka publikuar një foto krah Rudinës dhe nënës së tij, ku shkruan “Me gocat”. Rudina ka ndarë pamje nga pushimet me Tan Kazazin, i cili është producent dhe regjisor filmash. Ajo e bëri zyrtare lidhjen në një postim pak kohë më parë, me një foto të ulur në prehrin e tij, ku kishte shkuar “e bekuar”.