FOTO/ Ish i dashuri i Era Istrefit dhe Vildane Zeneli kanë filluar të flirtojnë haptas
Pas ndarjes nga Era Istrefi, tashmë ish-menaxheri dhe ish i dashuri i saj, Faton Shoshi po gjen ‘ngushëllim’ tek femrat e tjera.
Ato më të bukurat e nga ato më seksi, po shihen në krahët e tij.
Është femra më provokative, Vildane Zeneli ajo e cila është parë pranë Shoshit disa herë, pasi ai u nda nga Era, e sot duket se flirtin me njëri-tjetrin kanë filluar ta bëjnë në mënyrë publike.
Në një foto të publikuar nga Vildanja, në të cilën ajo duket seksi nuk ka munguar komenti i Faton Shoshit, i cili i ka dërguar një emoji me zemra, por edhe ajo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, shkruan lajmi.net.
Nuk dihet nëse ka diçka më shumë se sa shoqëri mes tyre, por kjo do të merret vesh shumë shpejt. Një gjë është e sigurt, dyshja po argëtohen shumë bashkë.