FOTO/ Jemi mashtruar të gjithë, Elhaida vazhdon të jetë brune

Po përgatitet për ndonjë projekt muzikor ose Elhaida Dani e ka të vështirë të vendosë në qoftë se do të mbajë flokët e saj natyral apo do të bëhet bjonde. Kjo është e vetmja gjë që të vjen ndërmend nisur nga imazhet që këngëtarja ka publikuar së fundmi.

Në foton e parë këngëtarja shfaqej totalisht bjonde dhe fansat e pëlqyen shumë. Ndërsa dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit fotoja e Elhaidës me flokë të shkurtra bionde.

Por mesa duket shkodrania nuk ka bërë asnjë ndryshim,  as në ngjyrë dhe as në modelin e flokëve. Ajo vazhdon të jetë brune siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë. Të paktën këtë la të kuptohej në foton e shpërndarë  disa orë më parë.
“Flokët e mi të vërtetë”- ka shkruar këngëtarja.

Image

SHKARKO APP