FOTO/ Jeta përrallore e Viola Spiros me bosin e arrestuar të drogës
Pushime luksi, restorante dhe udhëtimet e shpeshta, janë ato që sheh tek instagrami i disa femrave. Një prej tyre është moderatorja seksi e ekranit shqiptar Viola Spiro. Prej kohësh është përfolur për një lidhje me një djalë mjaft të pasur, imazhi i te cilit ishte publik, por emri i tij, nuk është bërë asnjëherë i ditur. Por tashme u zbulua! Në një shkrim të gazetes italiane La Nazione Firenze, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostitucion dhe dhunë. Gjatë arrestimit, raportohet se bandës i janë sekuestruar miliona euro dhe qindra kile kokainë dhe drogëra të tjera. Vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kile kokainë brenda qytetit të Firenzes. Investigimi mbi këtë bandë kishte filluar që në maj të vitit 2015 nga Prokuroria e Firenzes. Ka qenë pikërisht kjo gazetë e cila ndër të tjera ka nxjerrë edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës ishte bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.
Bilanci i arrestimit në numra
30 persona të arrestuar nga Interforza Italo-hollandeze
140 kg kokainë e sekuestruar
70 kg mariuanë e sekuestruar
4 milionë euro të sekuestruara
8 armë zjarri të sekuestruara
20 kg kokainë të cilën kriminelët e hidhnin në treg çdo 15 ditë
Bosi, gratë dhe megavilat, kapobanda që bënte jetë si Scarface.
E fejuara është një top modele, një koperturë perfekte
Ky është shkrimi që gazeta italiane “La Nazione Fierenze” i ka kushtuar Viola Spiros.
Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është një vajzë e bukur dhe si e tillë u përzgjodh si e dashura e Valentin Selajt. Një bos i klanit shqiptar, i kapur nga skuadra fiorentine dhe kolegët investigativë hollandezë. Viola, është një vajzë e famshme dhe shumë e pëlqyer në vendin e saj dhe ato fqinje. Një vajzë kopertine, aktore, modele, prezantuese, pra mbretëresha e fashion-it, e mësuar me jetën e bukur, por që nuk e kishte imagjinuar që i dashuri i saj ishte një nga personazhet të cilëve iu ishin qepur nga pas policia e gjysmës së Europës. Një vajzë perfekte, e rrethuar nga paratë. E kush mund ta mendonte që i fejuari i saj ishte një bos droge i gjysmës së Europës? Gjithnjë e ndjekur nga paparazzët, gjithnjë e përkëdhelur, një femër që ëndërrohej prej meshkujve. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për shërbime fotografike të paguara nga paratë e tij. Ajo nuk ka fare lidhje me operacionin e policisë, por ama një ditë pasi policia i arrestoi të fejuarin, ajo ka hedhur dy foto në instagramin e saj me qindra – mijëra ndjekës, ku buzëqeshja i ishte zhdukur dhe vendin e saj e kishte zënë trishtimi.
Dhe të mendosh që bandën e të fejuarit të saj e kanë zbuluar dy gra të Prokurës së së Amsterdamit! Këto dy gra, dhe një tjetër në sektorin investigativ hollandez, bashkëpunuan me një tjetër grua nga Firenza dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontroll territori në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investigatore që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Dhe kishin të drejtë.
Një kuriozitet; një tjetër boss droge i grupit, jetonte në një vilë luksoze e stilit të Sarface. Madje ai mbante foto të këtij personazhi si një idhull të tij. Dhe në fakt edhe fundin e pati pikërisht si ai. Ndërsa një tjetër bos i grupit kishte blerë një hotel luksoz në Shqipëri me qindarka, ironizon gazetarja italiane.
Kush është milioneri që i ka ofruar një jetë luksoze Viola Spiros
Portret i Valentinit si Princi i Kaltër, publikuar rreth 2 vite më pare në mediat shqiptare
Vjolla Spiro është komentuar më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik. Ka qenë Viola ajo që ka dashur ta bëjë të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën. Vetë Viola nuk e ka rrëfyer arsyen pse është detyruar t’ia fshehë portretin të dashurit aktual, me të cilin ka shijuar një tur të vërtetë gjashtëmujor aventurash në të gjitha vendet e Europës. Veshje të shtrenjta, darka luksoze dhe udhëtime të ëndërruara kanë qenë gjithë këto muaj për Violën, arsyeja pse ajo nuk është shfaqur në ekran duke shijuar në maksimum këtë histori pasioni. Deri tani kanë mundur të dalin vetëm dy– tre foto të çiftit, ku zbulohet portreti i tij, një zeshkan simpatik. Sipas burimeve tona, deri tani ai konsiderohet “princi i kaltër” për Violën, pasi thuhet se është një djalë i pasur, që i bën asaj çdo dëshirë realitet. Ata më shumë preferojnë të udhëtojnë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre, ndaj hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte në “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar. Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila është në ditët e saj më të mira me partnerin, mësohet se e ka nisur këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”. Gjatë kësaj periudhe, në mediat online u aludua edhe për një tërheqje të Violës nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihet xheloz për punën e saj në televizion. Por, mesa duket, kjo nuk paska qenë e vërtetë, përderisa Violën po e shohim shumë në formë, në provat e projektit më të ri televiziv, detajet e të cilit pritet t’i zbulojnë vetë protagonistët në ditët në vazhdim. Edhe pse e nisi si velinë karrierën e saj televizive, duket se Viola do të ecë në këtë fushë pasi shquhet për protagonizmin e saj dhe natyrën e fortë në përballjet televizive.
Si e përshkruante Viola lidhjen me Valentinin rreth një vit më parë: “Lidhja po ecën mirë, jam e lumtur!”
Viola Spiro më në fund ka treguar disa detaje në lidhje me të dashurin e saj, teksa është munduar me çdo kusht që lidhjen ta mbajë të fshehtë.
Por kjo gjë nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë, pasi ajo nuk i ka bërë dot ballë presionit të mediave rozë. Pavarësisht se ajo nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij, është shprehur se është mjaft entuziaste për lidhjen e saj.
“Lidhja ime po ecën shumë mirë dhe jam e lumtur”, është shprehur Spiro duke dhënë pak detaje rreth partnerit të saj misterioz. “Jeton në Shqipëri, pavarësisht lëvizjeve të shumta që bën”, ka thënë ajo. E pyetur për planet e tyre në çift dhe për ndonjë martesë të mundshme, Viola është përgjigjur se një gjë e tillë është ende e largët, duke qenë se ata kanë vetëm pak muaj që kanë nisur romancën e tyre. ‘Ka më pak se një vit kalendarik, sepse mua më duket më gjatë se një vit’, ka thënë ajo . Spiro ka treguar se ata janë njohur shumë më parë, dhe se tashmë i dashuri i saj ka takuar familjen e cila siç thotë Spiro, është shumë mendjehapur dhe e mbështet në zgjedhjet e saj. Viola ka thënë se i dashuri i saj nuk është një personazh publik, por ajo ndihet mirë në këtë lidhje. ‘Më pëlqen ideja që nuk është, pasi unë kam pasur një lidhje të gjatë më parë me një person publik, ndoshta prandaj nuk ka shkuar shumë gjatë, sepse njerëzit rriten, edhe duke qenë të së njëjtës fushë, krijohen konflikte…’ “Po shijojmë lidhjen dhe dashurinë”, është shprehur ajo duke shtuar se pas diplomimit në master, në degën “E drejtë biznesi”, mezi pret të shijojë pushimet në krah të të dashurit të ri./ Hapur.al