FOTO/ Kaq ishte: Xheni merr vendimin drastik pas ndarjes së bujshme me Benardin

Ndarja e tyre pak javë më parë padyshim që ka qenë një nga ndarjet më të bujshme të vitit. Dyshja Xheni-Benard, pasi i dhanë fund lidhjes braktisën edhe spektaklin “Dance With Me” dhe vijuan jetët e tyre: Xheni u rikthye në Itali pranë familjes ndërsa Benardi iu rikthye sportit të boksit.

Çifti vijoi të përflitej edhe pas ndarjes për shkak të detajeve që publikonin në rrjetet sociale, mirëpo, duket se kjo nuk do të ndodhë më, pasi tashmë Xheni ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram.

Pa dhënë asnjë shpjegim, ish-banorja e “Big Brother Albania” është zhdukur nga rrjeti social, ndërkohë që Benardi vijon ta mbajë hapur profilin e tij.

Por a do të rikthehet Xheni sërish për hir të mijëra ndjekësve? Kjo mbetet për t’u parë.

SHKARKO APP