FOTO/ “Kemali” paguhet me shuma marramendëse për dy reklama
Showbiz E Shtunë, 17 Korrik 2021 21:32
Aktori turk, Burak Ozçivit, i njohur te ne me rolin e tij si “Kemali” në serialin “Dashuri e Pafund” ka arritur një marrëveshje me një kompani nga Dubai, ku do të paguhet më shumë se 1 milion euro.
Në fakt do të paraqitet në dy reklama si dhe do të shfaqet në media televizive të ndryshme.
Kujtojmë se Burak në qershor të këtij viti i ka dhënë fund beqarisë, ai është martuar me aktoren e bukur turke Fahriye Evcen.