FOTO/ Këngëtarja Poni pendohet për ndërhyrjet estetike, thirrje vajzave: Mendojeni mirë

Një ndër personazhet publike që pranon publikisht ndërhyrjet estetike dhe që është penduar, është këngëtarja shumë e dashur nga publiku, e njohur si Poni.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociala shprehet se është penduar që ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj. Ajo ka publikuar disa foto nga mbrëmja e maturës dhe shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat. Këngëtarja i bën thirrje vajzave që të mos i nënshtrohen ndërhyrjeve dhe të trashëgojnë brez pas brezi bukurinë e tyre natyrale.

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni në mbishkrimin e fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Poni Official (@poniii_official)

SHKARKO APP