FOTO/ Kush është Makao, truproja i frikshëm që ndjek në çdo hap Presidentin e ri të Francës
Mediat franceze e kanë “pagëzuar” me emrin “Golia” për shkak të përmasave të tij, ashtu si një personazh i Biblës. Bëhet fjalë për truprojën e Presidentit të Francës Emmanuel Macron i cili nuk duhet të trembet aspak me “gjigandin” që ka zgjedhur për ta ruajtur.
Emri i vërtetë i truprojës së Macron është Makao dhe siç shkuan “La Repubblica” është i gjatë plot 2 metra e 13 centimetra, kongolez i lindur në Kinshasa, që prej 9 muajsh e ndjek si një hije Presidentin e ri të Francës.
Ndërsa nuk ka shumë të dhëna për të, mjafton pamja e tij për të të rënë në sy. Jo vetëm gjatësia por edhe look-u i tij të habit. Mjekër “picetë”, vetulla me fije të bardha dhe flokë të qethura vetëm në disa vende, të gjitha këto detaje që e bëjnë të pa ngatërrueshëm me njeri tjetër.
Sikurse truprojat e çdo presidenti edhe Makao e ndjek Macronin 24 orë në 24 dhe shpeshherë i ka marrë vëmendjen. Mediat shkruajnë se janë të shumtë njerëzit që qendrojnë në radhë për të pasur një selfie me të.
Vetë Macron kur po jepte një deklaratë për gazetarët nuk i kurseu shakatë me Makaon. “Kujdes. Është dikush mbrapa jush”, tha ai duke iu referuar Makaos, ndërsa shtoi “Kujdes, se po u rrëzove mund të vrasësh dikë”, duke iu referuar vetes.