FOTO/ Ledhatime dhe puthje në prani të fëmijëve: Britney Spears me të dashurin 23-vjeçar iranian

Britney Spears është një ndër këngëtaret më të mira në dekadat e fundit në botën e muzikës.

Këngëtarja gjatë fundjavës do të mbush 36 vjet dhe nuk do ta festojë si beqare.

Ajo së fundi ka qenë e pranishme në takimin basketbollistik mes Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 127-123.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fituesja e çmimit “Grammy” ka qenë e shoqëruar nga i dashuri Sam Asghari, i cili është 13 vjet më i ri se ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksojmë se së bashku me bukuroshen amerikane ishin të pranishëm edhe dy djemtë e këngëtares, Sean dhe Jayden.

Djemtë e Britney dukeshin shumë të afërt me modelin iranian teksa bisedonin me njëri-tjetrin në Los Angeles.

Ndryshe, Brtiney është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?