FOTO/ llda Bejleri i hedh benzinë zjarrit: Tallet me Mustafa Nanon
Konflikti virtual me gazetarit Mustafa Nano dhe moderatores sportive Ilda Bejleri ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit dhe pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka po harrohej, Bejleri shkon dhe i hedh benzinë zjarrit.
Bukuroshja e ekranit mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku sapo ka hyrë në skenë, ka marrë një kompliment për veshjen nga moderatori Ermal Mamaqi.
“Ilda po sa bukur qenke veshur sot. Yll!”-i tha Mamaqi Ildës, e cila nuk e kurseu një kunjë për Nanon. “Ju pëlqen? Se thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit, ta pyesja a jam mirë kështu!”- u shpreh ajo.
Përplasja mes dy personazheve të njohur nisi pak ditë më parë kur Nano, në emisionin e tij, kritikoi Bejlerin për veshjen duke e krahasuar madje me veshjet e klubeve të striptizmit.