FOTO/ Luizi dhe Kiara “martohen”, nëna e këngëtarit reagon për herë të parë
Një popull i tërë po e jeton si kurrë më parë formatin televiziv ”Big Brother Vip”. Një dasëm e sajuar në kuadrin e loje nga Vëllai i Madh, bëri që moderatorja Kiara Tito e veshur nuse, ti dhurojë këngëtarit Luiz Ejlli si dhëndër, puthjen aq shumë të pritur nga të gjithë.
Pas kësaj, të gjithë kanë komentuar se janë kurioz të dinë se çfarë mendon familja, sidomos mamaja e Luizit për marrëdhënien e tij. Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënën e Luizit.
Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte urimi, “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri. Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.