FOTO/ Marrëdhënia e tyre me probleme? Xheni dhe Armela surpizojnë me takimin në Gjermani
Dy ish-banoret e ‘Big Brother’ Xheni dhe Armela, i mbani mend me siguri si dy nga vajzat më simpatike. Brenda në shtëpi patën një miqësi shumë të fortë, por jashtë nuk u takuan më, madje u aludua se patën edhe konflikte.
Por çfarë po ndodh tani me vajzat? Mesa duket gjërat janë shumë mirë mes tyre. Këtë na e ka zbuluar Xheni me një foto që ka publikuar së fundmi në ‘Instagramin’ e saj, ku shihet krah Armelës dhe së bashku kanë treguar se ndodhen në Gjermani. Shoqëria e tyre qenka e fortë dhe rikthimi pranë njëra-tjetrës i thjeshtë.