FOTO/ Mbledhja Shqipëri-Kosovë, kamarieri befason gruan e kryeministrit me mbishkrimin që i la

Dita e djeshme ishte e shënuar për dy qeveritë shqiptare, pasi kabineti i Edi Ramës dhe ai i Ramush Haradinajt u bashkua në Korçë në një mbledhje të përbashkët.

Bashkë me grupin e zyrtarëve, kryeministri i Kosovës është shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Anita. Gjatë drekës në restorant, ajo është surprizuar nga një mbishkrim në pjatën që iu server nga kamarieri.

Në këtë foto, që ajo ka postuar në rrjetet sociale, duket se në pjatë janë shkruar emrat Kosovë dhe Shqipëri, si një formë unifikimi të dy territoreve shqiptare, gjest ky që ka lënë të befasuar Anitën në vizitën e saj në Korçë një ditë para festave të pavarësisë.

SHKARKO APP