Foto me Miss Izraelin, Miss Iraku kërcënohet me vrasje
Famija e Miss Irakut është detyruar që të largohet nga vendi pasi “Mbretëresha e bukurisë” postoi një fotografi me Miss Izraelin muajin e kaluar. Fotografia tregon Sarah Idan e Irakut dhe Adar Gandelsman të Izraelit, duke përfaqësuar vendet e tyre në Miss Universe që u zhvillua në Las Vegas të SHBA-së. Selfia e tyre u postua në Instagramin e Sarah për promovimin e paqes dhe dashurisë por shkaktoi mjaft zemërim në Bagdad. “Për shkak të zemërimit dhe reagimeve të këqija në rrjetet sociale, familja e Idan është detyruar të largohej nga vendi nga frika”, tha Gandelsman për Israeli TV. “Njerëzit e kërcënuan Sarah dhe familjen e saj. Nëse ajo nuk do të kthehej në shtëpi e të fshinte foton, ata do t’ia heqin titullin Miss Iraku dhe do ta vrasin. Nga frika ata u larguan nga Iraku të paktën derisa situata të qetësohej”, shtoi ajo. Idan, e cila jeton në SHBA kishte postuar fotografinë për të treguar se bashkëjetesa midis dy vendeve është e mundur.