FOTO/ Meghan Markle: Në fëmijëri isha ”rosaku i shëmtuar”

Meghan Markle thotë se ishte një “rosak i shëmtuar”, kur ishte fëmijë dhe nuk kishte me askënd që të ulej gjatë drekës në shkollë.

Kur fliste me aktoren dhe komedianen Mindy Kaling për serinë e saj të re të podcast-eve Archetypes, Dukesha pranon se e mbante veten të zënë me aktivitete jashtëshkollore, në mënyrë që të kishte diçka për të bërë në kohën e pushimit.

”Unë u rrita gjithmonë duke u ndjerë e shëmtuar, mbipeshë, dhe kështu, me vajzën time, gjithmonë i them asaj se ajo është e bukur. A nuk ishe ti ajo vajza e bukur ndërkohë që rritej? Jo, oh zot jo. Rosak i shëmtuar. Kisha flokë kaçurrela masive të dredhura dhe një boshllëk të madh në dhëmbë. Unë isha e zgjuara, përgjithmonë e përgjithmonë. Dhe pastaj disi u rrita”.

SHKARKO APP