FOTO/ Meghan Markle nis turin me fustanin 2 mijë euro, i punuar nga një stiliste kolumbiane

Meghan Markle ka nisur një tur në Kolumbi me Princin Harry. Fusani i Dukeshësh së Sussex-it, sipas revistës Hello kushton 2,100 dollarë dhe është punuar nga një stiliste kolumbiane.

Stilistja për krijimin e veshjes së Meghan Markle është frymëzuar nga efektet transformuese të pëlhurave të bukura dhe që krijon koleksione që janë femërore dhe elegante. Për flokët dhe grimin, bashkëshortja e Princit Harry kishte një pamje natyrale, ndërsa flokët e saj brune ishin të stiluara me kaçurrela të lëshuara mbrapa.

Udhëtimi i Harryt dhe Meghan në Kolumbi u njoftua në fillim të këtij muaji. Vizita synon të mbështesë projekte që mbrojnë të rinjtë nga dëmtimi në internet, veçanërisht lidhur me “ngacmimin kibernetik, shfrytëzimin në internet dhe ndikimin e këtyre kërcënimeve në shëndetin mendor”.

 

SHKARKO APP