Foto/ Njerëzit ndeshen çdo ditë me imazhin e këngëtares shqiptare, ja çfarë është kthyer në muzeun e Stokholmit

Kejsi Tola është një ndër këngëtaret e cila karriren e saj e nisi nga “Ethet”, ku fitoi edhe çmimin e parë. Në vitin 2009, kur ishte vetëm 17-vjeçe, këngëtarja përfaqesoi Shqipërinë në festivalin e muzikës Europiane “Eurosong” me  “Carry me in Your Dreams” .

Në klasifikimin e ‘Eurosong’, kënga e saj u rendit e 17-ta, pavaresisht renditjes, performanca e Kejsit u pëlqye dhe komentua shumë. Dhe me sa duket ende vazhdon të pëlqehet dhe kujtohet ende.

Ka qenë vetë Kejsi, e cila ka ndarë një foto në “Insta Story” të një kukulle, e cila ndodhet në muzen “ABBA”. ABBA The Museum” në Stokholm është krijuar për bandën e pop-it ABBA dhe në këtë muze herë pas here ka ekspozita të ndryshme që lidhen vetëm me muzikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kejsi është kthyer në një kukullë në miniaturë dhe kukulla mban të veshur një fustan identik si ai i këngëtares shqiptare në Eurovision.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas saj njësoj si gjatë performancës ndodhet edhe një djalë i gjithi i veshur në blu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?