FOTO/ Olta Gixhari na prezanton me mamanë dhe ka një pyetje për të gjithë
Këto ditë të fundit të Prillit ajo po i kalon në qytetin e Korçës! Mendoni, se zhegu dhe vapa përvëluese e Tiranës, e kanë nxitur që ajo t’i hip makinës dhe ta mbajë frymën në një vend me klimë të freskët? Tjetër gjë është arsyeja!
Olta Gixhari, aktorja simpatike shqiptare është pjesë e kastës së artistëve që kanë ngjitur në skenë tragji-komedinë “Vetëvrasësi”, e cila po vendoset në teatrin e Korçës. Kjo shfaqje, me autor Nikolai Erdman, vjen në sytë e publikut shqiptar nga regjisori Sulejman Rushiti. Por, edhe pse është e angazhuar me një rol interesant, Olta gjen gjithmonë kohë që përveç teatrit të bëj edhe gjërat e tjera që i mbushin shpirtin.
Vetëm pak minuta më parë, ajo ka postuar në instastory një foto të mamasë së saj në moshë të re, e cila na vërteton më së miri se nga e ka marrë bukurinë aktorja e njohur. Përveç faktit se na prezanton për herë të parë me të ëmën, Olta ka një pyetje për të gjithë ndjekësit e saj virtual. “Mami im disa vite më parë. Ngjajmë?”, pyet ajo./Class
KOHA JONË SONDAZH



