FOTO/ Paris Hilton nuk respekton ligjin

Ajo është biznesmene, personazh i njohur në media, yll i show bizz-it, këngëtare, dhe DJ, por pavarësisht këtyre ajo është edhe qytetare dhe si e tillë duhet të respektoje ligjin. Gjë që në fakt nuk e ka bërë.

Bëhet fjalë për nusen e ardhshme të show bizz-it, milioneren Paris Hilton, e cila këtë të enjte është fotografuar rastësisht teksa ishte duke i dhënë makinës, e duke përdorur njëkohësisht edhe telefonin, duke thyer kështu rregullat.

Trashëgimtarja u shfaq teksa ishte shumë e përqëndruar duke përdorur telefonin e saj, ndërkohë që mund të ishte bërë shkak edhe për ndonjë aksident të mundshëm në rrugët e Beverly Hills.

SHKARKO APP