FOTO/ Pas Emeli Sande në Tiranë do të vijë një tjetër ‘star’, idhulli i vajzave në mbarë botën!
Ylli i muzikës botërore, Emeli Sande do të performojë për “Natën e Bardhë” në Tiranë.
Artisten e njohur pritet ta ndjekin një numër i madh adhurues të kryeqytetit në sheshin “Skënderbej”, pasi fama e këngëve të saj është mbarëkombëtare.
Por Bashkia e Tiranës duket se ka rezervuar një tjetër surprizë për kryeqytetasit, pasi në muajin maj pritet të vijë në Tiranë artisti më “in” i viteve 2000, Enrique Iglesias.
Lajmin e bëri me dije drejtorja e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Juli Dhame e cila tha se Iglesias por dhe shumë yje të tjerë botëror duan të performojnë turet në Tiranë.
E ftuar në programin “Pasditja ime” të gazetarit Eraldo Rexho, Dhame tha se evente të tjera kulturore pritet të zhvillohen përgjatë fundvitit në Tiranë./revistawho/