FOTO/ Princesha modeste në tapetin e kuq, Kate me fustan të “vjetër” dhe vathë 28 dollarë
Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka treguar se një fustan,ajo e vesh në disa evente. Por ndodh edhe që e vesh po në një event në vite të ndryshme. Kështu ndodhi mbrëmjen e së dielës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA. Ajo kombinoi një fustan të ”vjetër” nga ”Alexander McQueen” me një palë vathë prej 28 dollarësh nga marka Zara.
Fustanine bardhë, Kate e kishte veshur më parë në çmimet e vitit 2019, por këtë herë e transformoi pamjen me një dizajn të ndryshuar të shpatullave dhe një palë doreza të zeza.
Fustani i saj i gjatë ishte ndryshuar që nga hera e fundit që u pa e veshur me të. Detajet me lule të shpatullave në 2019-ën u zëvendësuan me një veshje elegante të pëlhurës së bardhë. Ajo e kompletoi veshjen me doreza të zeza dhe një palë vathë Zara, të cilët aktualisht shiten për 27,90 dollarë.
Veshja në 2019