FOTO/ Qebap te “Mustafai”, befason Kanye West dhe Bianca

As fyerjet dhe inati që kanë ndezur në mesin e italianëve për stilin e veshjes ku Bianca Censori ekspozon format e saj në rrugë, nuk kanë qenë motiv për reflektim nga ajo dhe bashkëshorti Kanye West.

Modelja dhe reperi amerikan kanë vijuar të shfaqen po me të njëjtat veshje provokuese, këtë herë në rrugët e Berlinit. Ata janë fotografuar nga paparacët duke pritur në radhë para një dyqani qebapësh në kryeqytetin gjerman, me Bianca Censorin që me veshjen transparente ekspozon të gjitha asetet e saj.

Kanye e kishte gjatë gjithë kohës fytyrën të mbuluar në stilin e kapakut, me një copë pëlhure të zezë ndërsa nuk mbante veshur atlete por vetëm çorape të zeza, siç edhe është bërë e zakonshme në daljet e tij të fundit në publik.

Më vonë dyshja, që shoqërohej nga një anëtare e stafit të tyre u ulën në një stol publik për të konsumuar donerin qebap të blerë në “Gemüse Kebap” të Mustafait, një dyqan i njohur për këtë lloj ushqimi tradicional turk në kryeqytetin e Gjermanisë.

SHKARKO APP