FOTO/ Robert Aliaj ia plas vajit ‘live’ në studio, kjo është arsyeja

Është një nga personazhet që bën më shumë të flasë për të, për shkak të debateve dhe ashpërsisë me të cilat i thotë ato që mendon.

Megjithatë edhe Robert Aliaj e ka pikën e tij të dobët, e cila është padyshim vajza e tij Gala. Ashtu si çdo baba edhe Roberti përlotet kur i përmendin ‘dritën e syve’ të tij.

Diçka e tillë ka ndodhur gjatë emisionit të sotëm të moderatores Rudina Magjistari, në të cilën Berti u përlot pasi pa një video të vajzës së tij duke kënduar në “Dance With Me”.

“Mua më merr malli për të edhe kur shkon në shkollë. Unë e ushqej, e vë në gjumë jam shumë i lidhur me të”,-është shprehur Berti. Gjithashtu ai ka treguar se është Gala, e cila i lyen thonjtë të atit.

Image

SHKARKO APP