FOTO/ Rrëfimi pa dorashka i modeles: Burri im puthte keq, por tani e kam mësuar

Ata janë të martuar që nga viti 2010. Por modelja amerikane Ashley Graham ka zbuluar një sekret. Ajo kishte mësuar bashkëshortin e saj, Justin Ervin, si të jepte një puthje të mirë.

Bukuria 30-vjeçare zbuloi se Justin puthte “keq” dhe “shumë vakët” , por që atëherë është përmirësuar.

“Ai tha se unë puthja keq, por pastaj thashë: ‘Ti je një puthës i keq!’, – tha Ashley për Stellar.

”Tani e kam harruar se sa keq puthte”, shtoi ajo.

Ylli Sports Illustrated shtoi se sekreti i tyre për të pasur një martesë të lumtur, është se ata nuk largohen për më shumë se dy javë nga njëri-tjetri.

Image

SHKARKO APP