FOTO/ Sex-simboli i kinemasë botërore, qirinj e shampanjë me biznesmenin e njohur shqiptar
Ai tashmë është i njohur për publikun. Bëhet fjalë për biznesmenin e “Hysenbelliu Group” Fatmir Hysenbelliun, i cili duket se ka kaluar një mbrëmje të paharruar në shoqërinë e një prej ikonave të kinematografisë botërore, sex-simbolit Pamela Anderson.
Ka qenë kjo e fundit që ka postuar foton me biznesmenin shqiptar të njohur për kompanitë, makinat luksoze dhe pushimet e shtrenjta në faqen e saj në Instagram duke shkruar edhe ‘Faleminderit’.
Në mbrëmje, të shoqëruar me shampanjë e qirinj nuk janë veç ata, por duket se aktorja e ka përjetuar mrekullisht natën, këtë e tregon edhe buzëqeshja e saj.
Mësohet se biznesmeni Hysenbelliu dhe ylli i “Baywatch” kanë qenë të ftuar në një party të organizuar nga vetë aktorja ku i ftuar ka qenë edhe biznesmeni simpatik.