FOTO/”S’mi merrni dot”, Lori Hoxha ”thumbon” Olsa Muhametin për Big Brother Vip Kosova?
Autorja televizive Olsa Muhameti, tashmë do të jetë në drejtimin e ”Big Brother Kosova VIP 3”, pas largimit nga Top Channel, pas suksesit me ”PërPuthen”. Olsës i është besuar roli i producentes ekzekutive. Drejtuesja e televizionit, Lori Hoxha ka postuar një foto në ashensor shoqëruar nga motra, Sara, Ledion Liço dhe ekipi i gazetarëve që i qëndrojnë pranë në çdo edicion Big Brother. ”To the top”, ka shkruar Lori duke vendosur më pas edhe emrat e tyre. ”I bëj tag lirisht se s’mi merrni dot”, ka shtuar ajo, çka tingëllon si një kunjë që pavarësisht se Olsën ”e mori” Klan Kosova, kjo nuk do të ndodhë me besnikët e saj.