FOTO/ Stilisti shqiptar së shpejti baba, stlisti shfaq emocionet e para
Stilisti i famshëm nga Kosova Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij Edita shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë dhe tashmë për çiftin kanë nisur emocionet.
Bukuroshja Edita është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze. Valdrini së fundmi ka bërë një dedikim të ëmbël për dy vajzat më të rëndësishme në jetën e tij ku u tregon ndjekësve në rrjetet sociale sesa i lumtur ndihet.
Në rrjetin social Instagram ai ka postuar një foto të bashkëshortes së tij së cilës i duket qartë barku i rrumbullakët. “Dy qikat e mia, një jetë” -shkruan ai në diçiturën e fotos e cila ka marrë shumë dashuri dhe pozitivitet nga ndjekësit e tij.

KOHA JONË SONDAZH

