FOTO/ “Sulltanesha Kosem” përfundon tragjikisht
Mbrëmë përfundoi ”Kosemi” Njëri ndër serialet që mori vëmendje të madhe në vendin tonë dhe më gjerë me historinë e tij ishte seriali i njohur turk, ”Sulltanesha Kosem”, i cili transmetohet prej disa javësh në TV Klan. Me histori, kastë të shkëlqyer të aktorëve dhe realizim të përkryer “Kosem” solli historinë në kohën e sulltaneshës “Kosem”.
Seriali “Sulltanesha Kosem”, përveç historisë dhe ngjarjeve interesante që zhvilloheshin, ka pasur shikueshmëri të madhe Turqi edhe për faktin se në një periudhë rolin kryesor, pra atë të sulltaneshës Kosem e luajti aktorja shumë e njohur turke, Beren Saat, e cila në Shqipëri është bërë e famshme si Bihteri te “Dashuri e Ndaluar”.
Ndërsa pas një periudhe, rolin e saj e luajti po ashtu një aktore tjetër mjaft e njohur për publikun, Nurgul Yesilcay, e cila nga publiku shqiptar njihet si Gylsereni te “Fate të Kryqëzuara”.
Por, këto dy aktore nuk ishin të vetmet që e luajtën këtë rol, pasi ai ndahej në periudha të caktuara. I shfaqur me muaj të tërë, mbrëmë u transmetua në Turqi episodi i fundit i këtij serialit “Kosem”, i cili përfundoi me vdekjen e sulltaneshës kryesore, sulltaneshës ”Kosem”.