FOTO/ ”Titan”, Besa Kokëdhima shkon në Eurovision me një ekip magjik
Këngëtarja Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenën gjigande të “Malmo Arena” më 9 maj me këngën “Titan”, duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në ”Eurovision”. Suedia do të përjetojë mes të tjerash magjinë e përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovison.
Versioni final i këngës është gati dhe Besa na ka dhënë disa detaje të vogla sesi do të vijë këtë herë. Për të mirën bashkëpunohet me më të mirët dhe këtë e vërtetojnë 3 emrat me të cilët ka punuar gjatë këtyre muajve.
Bëhet fjalë për kantautoren e mirënjohur polake Gia Koka, producentin Serban Cazan dhe producentin francez Alias LJ. Gia Koka është një prej kantautoreve më të suksesshme të ditëve të sotme, duke numëruar miliona shikime në “Spotify” dhe dhjetra bashkëpunime me artistë të njohur botërorë si Rita Ora, Bebe Rexha, Ellie Goudling, Zara Larsson, Chloe George, Babs Savage etj.