FOTO/ Top Channel fshin videot, rrëfimi nga Luiz Ejlli që tronditi dhe bëri për vete një popull

Një Shqipëri e tërë po diskuton ende për rrëfimin e Luiz Ejllit në lidhje me sëmundjen, e ka apo jo. Në spektaklin e datës 10 janar, pamë sesi produksioni “kryqëzoi” Luizin, kjo për një bisedë të tijën me Kiarën, ku këngëtari pohoi se ka një sëmundje të rrallë. Pas kësaj, versioni i Luizit në dhomën e rrëfimit ndryshoi, teksa ai u përball me epitetin e thënë nga të gjithë, përfshi opinionistët në studio se ishte një gënjeshtar dhe se kreu një veprim të ulët.

Me urgjencë dhe live, këngëtari u dërgua në spitalin “Shefqet ndroqi”, ku gati brenda 1 ore mori dhe përgjigjet e analizave të tij, ku sipas mjekes e cila foli live këngëtari nuk vuan nga ndonjë sëmundje e rrallë apo e pashërueshme. Në media dolën analiza që tregojnë se këngëtari në fakt ka probleme shëndetësore.

Gjithë ky episod ka shkaktuar një stuhi në rrjet, duke e akuzuar produksionin se ka shkelur rëndë një nga parimet më të shenjta, që ka të bëjë me privatësinë e analizave apo të gjendjes shëndetësore të një pacienti.

Show “kundër Luizit” duket se ka bërë efektin “boomerang”, pasi janë me mijëra fansa në rrjete sociale e jo vetëm, që po mbështesin në masë Luizin, si kurrë më parë një banor dhe Instagrami i tij nga hiçi, sot numëron mbi 110 mijë ndjkekës. Në këto kushte, produksioni ka vendosur ta fshijë fare nga Youtube pjesën e datës 10 janar.

SHKARKO APP