FOTO/ U bë nënë për herë të parë, Katy Perry tregon format trupore pas lindjes

Këngëtarja e njohur, Katy Perry u bë nënë për herë të parë në gusht të këtij viti. Ajo së bashku me të fejuarin e saj, Orlando Bloom, u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Daisy Dove.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me fansat e saj disa imazhe në rrjetin social TikTok, ku shfaq format trupore disa muaj pas lindjes.

Ndërsa afrohej drejt kamerës me një xhaketë me ngjyrë të kaltër, në pah del edhe makijazhi i saj me shkëlqim.

Pa papritur, artisja e njohur kapi fundin e xhaketës, duke shfaqur barkun e saj me vetëm të brendshme e veshur.

“Daisy Dove, duhet të jesh krenare me nënën tënde”, ishte komenti i një prej fansave të saj, shkruan The Mirror.

Vlen të përmendet se dyshja u fejuan në vitin e kaluar, në Ditën e të Dashuruarve.

SHKARKO APP