FOTO/ Vanessa Paradis martohet me Samuel Benchetrit, ceremoni private në Francë
Vanessa Paradis dhe Samuel Benchetrit u martuan të shtunën në një ceremoni private në France, sipas raportimit të disa mediave lokale.
Çifti, i cili u njoh gjatë xhirimeve të Chien në 2016, janë bashkuar në një ceremoni zyrtare në Saint –Simeon, një qytet në lindje të Parisit.
Në një foto të ceremonisë nga media lokale Le Parisien, 45 vjeçarja shfaqet me një fustan gri me gurë në krah të bashkëshortit në martesën e saj të parë.
Ai që ka munguar në martesën e nënës së tij ka qenë djali i Vanessës dhe Johnny Depp, i cili u tha se ka probleme të rënda shëndetësore.
Të martën aktorja humbi edhe premierën e filmit të saj të fundit në Paris për shkak se ishte pranë djalit të saj, raporton media franceze Public. /BW




KOHA JONË SONDAZH

