FOTO/ Vapa e madhe. Ylli i muzikës latine, Ricky Martin ikën në Durrës

Ylli i muzikës latine, Ricky Martin mbërriti të martën në Tiranë. Ai do të mbajë një koncert muzikor në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. Martin erdhi në Shqipëri dy ditë përpara koncertit, për të eksploruar Tiranën, u tha mbrëmjen e djeshme. Por duket se këngëtarin e “La vida loca” dhe “Maria” e ka tërhequr freskia e detit të Durrësit. Ndaj ai sot ka vendosur të vizitojë qytetin bregdetar duke shmangur kështu vapën përvëluese të Tiranës. Foton nga Durrësi i ka shpërndarë vetë këngëtari në rrjetet sociale.

SHKARKO APP