FOTO/ Vesa Luma ndahet nga Big Basta? Kjo është e vërteta
Tash e sa muaj, reperi Big Basta po qëndron në Amerikë, ndërsa bashkëshortja e tij Vesa dhe djali Liani po qëndrojnë në Shqipëri.
Meqenëse ata janë larg njëri-tjetrit kishin qarkulluar thashetheme se ata janë ndarë.
Të vërtetën në lidhje me këtë çështje e ka treguar Vesa në emisionin “Glam Radio”, pasi u pyet nga moderatori, se çfarë po ndodh mes çiftin.
Vesa e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ata janë larg për një kohë, por nuk ka dhënë detaje më shumë.
Megjithatë, ka dyshime që këngëtarja bashkë me djalin do të zhvendosen në vendin, ku po qëndron Basta, edhe pse ende asgjë nuk është konfirmuar.