FOTO-VIDEO/ Shokon Xhensila Pere: Seksi me Fatjonin brenda në Big Brother ishte…

Ish-finalistja më e komentuar ndër vite e “Big Brother” ka qenë “Miss Albania” Xhensila Pere, e cila bëri bujë jo vetëm për natyrën e saj të çlirët, por edhe për historinë e dashurisë me rivalin, Fatjon Hysenbelliu.

Lidhja e tyre u konsolidua me bashkëjetesë jashtë lojës, ndërkohë që për një kohë të gjatë ish-çifti u komentuan për skenat e seksit në dush, në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhensila ishte ajo që në të gjitha intervistat pranoi të fliste hapur për skenat e seksit në televizion, duke u shprehur që gjithçka e kishte bërë me pasion dhe dëshirë. E pas dy vitesh ku shpesh lidhja e tyre është komentuar si telenovelë me ndarje e ribashkime, Xhensila nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve që i bëhen për ishin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ftuar nga Ermal Peçi në emisionin e tij “Një kat më lart”, pyetjes nëse e shijoi seksin në “Big Brother”, Xhensila iu përgjigj “Absolutisht po. E nëse do më jepej rasti sërish, do ta bëja përsëri”.

Image

Në një intervistë për gazetën “Panorama” rreth marrëdhënieve intime në sy të publikut, ajo është shprehur: “Si pjesë e lojës së ‘Big Brother’ është e pamundur të kontrollosh ndjenjat, emocionet dhe pasionin që mund të lindë brenda mureve të asaj shtëpie”.

Ndër të tjera ajo tregoi për Peçin se i mjaftojnë 24 orë për ta njohur një mashkull, nëse bën ose jo për të. Sa i takon karrierës televizive, që e ajo e ka deklaruar hapur që e ka ambicien e saj në jetë, u shpreh se ka marrë një ofertë të rëndësishme e konkrete për të punuar në televizion”.

Image

Moderatori e ka pyetur se nëse do të bëhej një “Big Brother” ku do të mblidheshin ish-banorët, me cilin prej konkurrentëve që kanë marrë pjesë ndër vite do kryente marrëdhënie seksuale.

I pari në fotografi është shfaqur Arbër Çepani, fituesi i “Big Brother 1”, por Xhensila e refuzoi menjëherë.

Ajo e ka refuzuar edhe Arjonin, Bjordin dhe Veselin, madje edhe për Fajtonin ka thënë se është “një film që e ka parë”.

Image

Në fund zgjodhi Olsin e “Big Brother 9” duke u shprehur se “është më mashkull se këta të tjerët”.

“Ky tip më pëlqen, tipat e fortë”, ka theksuar Xhensila.

Aktualisht Xhensilën e shohim të hënave në skenën e spektaklit “Dance with me”, si partnerja e këngëtarit nga Kosova, Trim Jetullahu. Spektaklin e fundit ajo u shpreh se ka plan të bëjë një ndërhyrje estetike në hundë, por pasi spektakli të përfundojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?