FOTO/ Xheni në gjendje të rëndë, ja çfarë po i ndodh pas ndarjes nga Benardi
Çifti më i dashur dhe më i përfolur i krijuar brenda Big Brother 9 i ka dhënë fund lidhjes një javë më parë. Kjo ndarje ishte e papritur për publikun, pasi ata tregonin në rrjetet sociale, se gjithçka shkonte më së miri.
Asnjëri prej tyre nuk dha asnjë arsye se çfarë i bëri të ndaheshin. Kjo ndarje e papritur bëri, që çifti të linin në mes një eksperiencë të re televizive, atë të ‘Dance With Me’.
Gjatë spektaklit të kësaj të hënë në ekranin e Klan u shfaqën dy video mesazhe të tyre, ku falënderonin publikun për mbështetjen. Teksa Benardi la hapësirë për një rikthim të mundshëm, Xheni dukej më e dëshpëruar.
Kjo tregohet dhe në postimet e saj në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa video, ku orët e vona të natës e gjejnë zgjuar dhe duke pirë cigare. Me sa duket kjo ndarje e ka bërë Xhenin të vuajë nga pagjumësia, transmeton Express. Bukuroshja është larguar drejt Italisë, vend ku jetojnë familjarët e saj.