Fotografia e rrallë e gjyshërve të Ritës dhe Duas, miq të vjetër

Historia e këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, është tepër e ngjashme. Familjet e tyre kanë prejardhje nga i njëjti qytet në Kosovë, Peja, dhe familjet e të dyjave janë larguar në vitet e 90-ta në Angli kur ato ishin shumë të vogla. Megjithëse përflitet për një raport shumë të ftohur dhe jo miqësor me njëra-tjetrën, Dua Lipa dhe Rita Ora kanë pasur njohje familjarë më herët.

Më saktësisht ishin gjyshërit e tyre, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu, dy figura të njohura në atë kohë, të cilët ishin miq të mirë mes vete. Seit Lipa ishte drejtor i Institutit të Historisë në Kosovës, ndërsa Besimi ishte regjisor i njohur në Kosovë dhe gjithë Ish-Jugosllavinë në atë kohë. Ai mbahet mend si regjisor i filmit shumë të suksesshëm, “Era dhe Lisi”.

Një fotografi e rrallë e publikuar së fundmi në faqen në Albanian Vintage, tregon një moment kur dy gjyshërit e artisteve me famë botërore, qëndronin në të njëjtën tryezë. “Gjyshi i Dua Lipës dhe gjyshi i Rita Orës (Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu) rreth viteve të 50-ta”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë, e cila tregonte për raportet e mira miqësore që kishin aso kohe dy figurat e njohura shqiptare.

SHKARKO APP