Fotoja e Endrit Mërtirit thyen rekord në faqen e ‘Dolce & Gabbana’
Showbiz E Martë, 20 Korrik 2021 09:48
Fotografi Endrit Mërtiri ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij.
Pas lajmit se fotot e realizuara prej tij dhe disa modelëve shqiptar me veshjet e prestigjiozes së modës “Dolce&Gabbana u shpërndanë në faqen zyrtare të kompanisë, tashmë vjen edhe suksesi tjetër.
Fotoja e tij në fakt rezulton të jetë më e pëlqyera në Instagramin e D&G me 206,743 pëlqime.