Fotoja që bëri 18-vjeçarin shqiptar të famshëm (FOTO)
Kevin Kodra është një 18-vjeçar shqiptar që banon në Toronto të Kanadasë. Ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore me foton e tij të maturës.
I riu, i cili ka ëndërr që të bëhet grimier, fillimisht grimin e bën te vetja dhe profilin e tij në Instagram e ka të mbushur me foto ku shihet me tualet. Për maturë, punoi 4 orë për t’u lyer dhe për t’u bërë i bukur për foton.
Në deklarata për cosmopolitan.com, 18-vjeçari tha: ”Doja të frymëzoja djemtë e rinj dhe të tregoja që një djalë që lyhet është një djalë normal. Bëra grim të rëndë për të treguar se njeriu mund të bëjë çfarë të dojë”.
https://www.instagram.com/p/BiNq8KRgR49/?taken-by=kevikodra
KOHA JONË SONDAZH

