Fotoja virale e Lelës, Milaim Zeka akuzon produksionin: U bë pa dijeninë time

Sonte në këtë Prime të ”Big Brother Kosova Vip 3”, Milaim Zeka dha një sqarim lidhur me incidentin e postimit të një fotografie të banorës Lela, e cila u bë virale në rrjetet sociale. Fotoja tregonte Lelën me këmbët e hapura teksa bisedonte me një banor tjetër, dhe u shpërnda nga llogaria e Milaimit në InstaStory. Zeka deklaroi se ai vetë nuk kishte qenë përgjegjës për postimin, duke sqaruar se dikush që menaxhon rrjetet e tij sociale kishte bërë “repost”-in pa dijeninë e tij.

Ai shtoi se nuk është i aftë të përdorë mirë platformat sociale, prandaj ka dikë që kujdeset për këtë aspekt. Momenti nuk kaloi pa ironi nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili tha: “Vetëm Dua Lipën dhe ty të kam parë që kanë dikë që ua menaxhon rrjetet sociale”.

Milaimi i pranoi me sportivitet komentet, duke përsëritur se ai nuk e përdor rrjetin social në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe se shpesh ndihmohet nga të tjerët për këtë. Ndërkohë, situata vazhdoi të ishte temë diskutimi mes banorëve dhe publikut.

Milaim Zeka sqarohet për postimin me Lelën që trazoi rrjetin

 

SHKARKO APP